Sherr me thika në burgun e Durrësit, një i plagosur

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2026, 08:56 | Kronikë

Sherr me thika në burgun e Durrësit, një i plagosur

Një konflikt mes dy të burgosurve në burgun e Durrësit ka përfunduar me plagosjen e Ilir Bibës me thikë.

Për ngjarjen e ndodhur të dielën është arrestuar në flagrancë Muharrem Bugjisha, i dyshuar si autor i plagosjes.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), gjatë një konflikti mes dy të burgosurve, Bugjisha ka goditur me mjet prerës Ilir Bibën, shkruan A2.

Pas arrestimit, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Muharrem Bugjisha dyshohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 324/a të Kodit Penal.

Ndërkohë, AMSEVP ka nisur verifikimet edhe për punonjësit e burgut të Durrësit, për të evidentuar nëse ka pasur shkelje ligjore apo përfshirje të tyre në këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos