Rama në Bruksel për Forumin e Zgjerimit të BE-së, takime me Costa dhe Metsola

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2026, 08:34 | Politikë

Rama në Bruksel për Forumin e Zgjerimit të BE-së, takime me

Kryeministri Rama do të marrë pjesë ditën e hënë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel, nën temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”.

Forumi do të fokusohet në progresin e vendeve kandidate, Paketën e Zgjerimit të këtij viti dhe perspektivën e një Bashkimi Evropian më të zgjeruar dhe më rezistent.

Kryeministri Rama do t’i adresohet Panelit me temë “Realizimi i Zgjerimit: Reformat, Investimet dhe Rritja Ekonomike”.

Gjatë vizitës, kryeministri do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos