Shpërthim në qendër të Shkodrës, i hidhet bombë molotov një automjeti

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 08:09 | Kronikë

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar, gjatë orëve të vona të natës, në qendër të qytetit të Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Shtetit, shpërthimi është shkaktuar nga një bombë molotov që i është hedhur një automjeti, i parkuar pranë teatrit “Migjeni”.

Nga flakët mjeti tip Audi me targë AB 743 KO ka pësuar dëme të konsiderueshme, teksa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia po mbledh kamerat e sigurisë në zonë për të parë nëse kanë kapur autorin që hodhi lëndën djegëse.

Reagimi i policisë së Shkodrës

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një automjet që dyshohet se ishte djegur me lëndë plasëse, ju informojmë se:

Nga këqyrja e kamerave dhe veprimet e tjera hetimore në vendngjarje, rezultoi se në automjet nuk është hedhur lënde plasëse, por është hedhur lëndë djegëse.

Vijojnë hetimet për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos