Në orët e para të së martës ka ndodhur një shpërthim pranë një bankomati në afërsi të Kalasë së Krujës.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, ndërsa policia po heton rastin, shkruan A2.
“Krujë/Informacion paraprak
Më datë 12.11.2024, rreth orës 02:45, pranë një bankomati në afërsi të Kalasë (në rrugë), është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)