
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 10 dhjetor seancën e radhës të shqyrtimit të të akuzuarve të dosjes "5D".
Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatëve.
Kujtojmë se për këtë çështje janë vënë në pranga disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës. Kjo dosje ndodhet në fazën e gjykimit ku prokuroria po pyet dëshmitarët mbi një skemë e korrupsioni. (A2 Televizion)
