Joni Keta propozohet në pozicionin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2025, 16:27 | Kronikë

Joni Keta propozohet në pozicionin e drejtorit të Byrosë

Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar.

Ky propozim u bë në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian.

Ndërkohë mbetet për t'u parë nëse Këshilli i Lartë i Prokurorisë do ta pranojë këtë propozim, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos