Plagosje në Shkodër, një person përfundon në spital

Nga A2 CNN
3 Qershor 2024, 14:52 | Kronikë

Plagosje në Shkodër, një person përfundon në spital

Një person është plagosur me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur të hënën, në qytetin e Shkodrës.

Plagosja ka ndodhur pranë kopshtit “Tom Kola”. Mësohet se i plagosur ka mbetur Vladimir Bruçi, 62 vjec.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërkohë që policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

"Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos