Dy të arrestuar në Pogradec, ndihmuan në largimi nga vendngjarja autorin e një tentative grabitje

Nga A2 CNN
26 Prill 2024, 16:31 | Kronikë

Dy të arrestuar në Pogradec, ndihmuan në largimi nga vendngjarja

Policia e Pogradecit ka bërë të ditur se ka vënë në pranga dy persona, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar një person të shpallur në kërkim që të largohej nga vendngjarja një ditë më parë, aty ku kanosi me armë zjarri një punonjës social për ta grabitur.

Në flagrancë janë arrestuar shtetasit A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë.

 

“Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Buzaishtë, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, autorin e dyshuar, shtetasin S. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.

39-vjeçari pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.                   

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Ç. dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos