1 vit nga atentati i planifikuar ndaj Inez Hajrullës i njohur dhe si i forti i Vlorës, porositësi dhe organizatori Leonard Luzi ka rënë në pranga. 47-vjeçari, u ndalua në Spanjë pas operacionit të koduar Rekrutuesi. Autoritetet shqiptare pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri, pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon si porositësi i atentatit të planifikuar ndaj Hajrullës dhe Ervis Matodashajt në gusht të 2023.
47-vjeçari Luzi kishte krijuar një grup kriminal për eliminimin e Hajrullës dhe mikut të tij Ervis Matodashajt. Krimi u parandalua nga Policia pas ndalimit të personit që do kryente vrasjen. Në verën e vitit të kaluar gjatë operacionit të koduar trekëndëshi, blutë arrestuan Amarildo Nikollin të cilit iu sekuestrua një pistoletë me silenciator. 35-vjeçari nga Shkodra i cili njihet dhe me mbiemrin Xhanej, ishte i pajisur edhe me doreza e kapuç për të kryer vrasjen e Ines Hajrullës.

Ndaj 32-vjeçarit janë kryer dhe dy atentate të tjera. i arrestuar dy herë për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013 por edhe i hetuar për pengmarrjen dhe zhdukjen e Elvis Troqes, 32-vjeçarin në vitin 2017 tentuan ta eliminojnë me tritol. Në atë kohë vetëm 25-vjeçar tritoli shpërtheu në makinën në të cilën po lëvizte i riu ndërsa mbeti i plagosur.
Në vitin 2019 sërish një atentat ndaj tij dhe mikut Ervis Matodashaj. Sipas prokurorisë së Vlorës të dy ata qëndronin në ambientet e një lokali në Vlorë kur disa persona qëlluan me breshëri armësh në drejtim të lokalit. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës në atë kohë në atentat morën pjesë nëntë persona mes tyre dhe Fatmir Hyseni, i kërkuar edhe si autor i ekzekutimit të ish efektivit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në afërsi të ish-kinostudios në Tiranë po në vitin 2019. (A2 Televizion)