Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 58 vatra në 24 orët e fundit, ja qarqet më të prekur

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 10:20 | Kronikë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 58

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një përditësim të Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile, mbi situatën e zjarreve në vend.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet ende aktive.

Po ashtu raportohet se si pasojë e këtyre zjarreve janë djegur rreth 32 ha sipërfaqe me bimësi, por edhe një sipërfaqe e konsiderueshme me lis, arra dhe rrënjë ulliri.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 85 automjete zjarrfikëse, 557 forca operacionale, 1 automjet zjarrfikës me 5 efektivë dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura, shkruan A2 CNN.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme pritet nivel rreziku i lartë në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rreziku më i ulët.

Njoftimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Situata e zjarreve në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet ende aktive.

Nga raportimet  në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, 8 vatra zjarri janë raportuar në qarkun e Lezhës, të cilat janë shuar brenda pak orësh.

Mbetet aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pishë dhebimësi të përzier, në fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë. Në vendngjarje kanë shkuar 4 automjete zjarrfikëse me personelin përkatës dhe banorë të zonës të cilët kanë punuar dhe izoluar vatrën e zjarrit rreth orës 05:45. Vijon puna për shuarjen përshuarjen e trungjeve brenda sipërfaqes së përshkuar nga zjarri, të cilët të ndihmuar nga era vetëndizen herë pas here.

Në qarkun e Beratit janë raportuar 5 vatra aktive, gjatë 24 orëve të fundit, të cilat janë arritur të neutralizohen.

Në qarkun e Gjirokastrës janë shuar 2 vatrat e raportuara, gjatë orëve të fundit.

Edhe në qarkun e Fierit janë shuar të 8 vatrat e zjarrit të raportuara, kryesish në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Në qarkun e Elbasanit u arritën të neutralizohen 3 vatrat e zjarrit në sipërfaqe me bimësi në fshatin Petresh, Labinot Fushë dhe Kodër Bujaras.

Në qarkun e Tiranës janë raportuar 12 vatra zjarri, në bashkitë Tiranë, Kavajë, Rogozhinë, të cilat kryesisht kanë qenë në sipërfaqe me bimësi. Të gjitha këto vatra janë neutralizuar në kohë. Një prej vatrave të zjarrit u raportua në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli”, në një dhomë në katin e katërt të godinës. Zjarri u shua brenda pak minutave, ndërsa pati vetëm dëme materiale.

Në qarkun e Durrësit u raportuan 5 vatra zjarri, të cilat gjithashtu u izoluan nga forcat në terren.

Nga 2 vatra u raportuan në qarqet Shkodër e Korçë dhe 3 vatra në Vlorë. Të gjitha janë neutralizuar në kohë të shpejtë.

Por si pasojë e këtyre zjarreve janë djegur rreth 32 ha sipërfaqe me bimësi, por edhe një sipërfaqe e kon siderueshme me lis, arra, dhe rrënjë ulliri.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 85 automjete zjarrfikëse, 557 forca operacionale, 1 automjet zjarrfikës me 5 efektivë dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet  Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten të angazhuara në monitorim të situatës për shkak të temperaturave të larta.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve të nxehta dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në çdo rast nevoje.

 

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos