Gjykata e Durrësit ka lënë në masën “arrest në burg” 4 nga të arrestuarit e një dite më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Shtatë prej tyre janë lënë në “arrest shtëpie”, ndërsa 4 të tjerë në “detyrim paraqitjeje.
Masa e arrestit në burg është lënë për; Xhuliano Xhaferin, Mehmet Metën, Zamir Hoxhën dhe Klodian Sehitin.
Me arrest në shtëpi gjykata la; Durim Meta, Florian Demiri, Flamur Tare, Sadik Lako, Rustem Kolgjini, Mariglen Lisi dhe Saimir Sina
Ndërsa për shtetasit Diamant Shkina, Mateos Jeshili, Ergert Patlli dhe Gerald Taraj u vendos masa detyrim paraqitjeje.
Përveç shtetasve të mësipërm në këkrim janë edhe disa persona të tjerë, njëri prej të cilëve drejtor i shkollës “Jan Kukuzeli”, Dashamir Mehmeti, i cili është i përfshirë bnë veprimtari kriminale dhe gjatë kontrollit ju gjet një armë në banesë.
Gjatë operacionit "Summer" janë sekuestruar një arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjete e telefona celularë.
Gjatë hetimeve mbi bazën e autorizimeve të lëshuara nga Prokuroria, janë bërë blerje të simuluara tek persona të ndryshëm, të dokumentuara këto me pamje filmike, me dron, përgjime ambientale dhe sekuestrime të lëndës narkotike.
(A2 Televizion)