SkyECC dhe EncroChat, Rrumbullaku tregon nëse ka pasur dorëheqje nga radhët e punonjësve të Policisë

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2023, 11:44 | Kronikë

SkyECC dhe EncroChat, Rrumbullaku tregon nëse ka pasur dorëheqje nga

Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës kanë afat 30 ditë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit nëse kanë përdorur më herët aplikacionet “SkyECC” dhe “EncroChat”.

I pyetur në konferencën e sotme për shtyp, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, deklaroi se deri më tani nuk ka asnjë dorëheqje nga radhët e efektivëve.

“Nuk ka dorëheqje, qoftë edhe një e vetme po të jetë, do të merret vendimi për përjashtimin. Hetimet vazhdojnë.”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit doli paraditen e së enjtes në një konferencë për shtyp me fokus në rezultatet mbi rezultatet e operacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, firmosi të hënën urdhrin me anë të të cilit u kërkohet të gjithë atyre që janë pjesë e strukturave të sigurisë që të deklarojnë nëse i kanë përdorur aplikacionet që përdorin në botën e krimit, shoqëruar me periudhën dhe arsyen e përdorimit.

Në të gjitha rastet, pritet që efektivët të përjashtohen menjëherë nga struktura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos