SPAK operacion kundër trafikut të emigrantëve, 20 të arrestuar

Nga Armand Bajrami
7 Qershor 2024, 10:16 | Kronikë

SPAK operacion kundër trafikut të emigrantëve, 20 të

Një megaoperacion është duke u zhvilluar, këtë të premte, nga Prokuroria e Posaçme. Burime bëjnë me dije se operacioni i SPAK konsiston në goditjen e një grupi të përfshirë në trafik klandestinësh.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë ekzekutuar 20 urdhërarreste dhe 6 masa sigurie "arrest në shtëpi".

Në total janë lëshuar 30 urdhërarreste. Po ashtu, gjykata ka miratuar leje kontrolli për gati 50 kontrolle banesash, apo ambientesh të tjera, të cilat po kalohen në "sitën" e hetuesve.

Grupi kriminal ka qenë përfshirë në falsifikim të pasaportave e më pas mundësimin e udhëtimit ilegal përmes tokës apo ajrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos