Zjarr në banesë, plagoset i moshuari

Nga Artin Halili
7 Qershor 2024, 10:08 | Kronikë

Zjarr në banesë, plagoset i moshuari

Një 89-vjeçar ka mbetur i lënduar në pjesë të ndryshme të trupit nga një zjarr i shkaktuar në banesën e tij, në një lagje periferike të qytetit të Korçës.

89-vjeçari Koço Zhidro jetonte i vetëm në një banesë private në lagjen nr. 4 të këtij qyteti dhe për të kujdesej një 47-vjeçare.

Sipas policisë, mëngjesin e sotëm, në rrethana ende të pasqaruara, kuvertat e 89-vjeçarit janë përfshirë nga flakët, duke e lënë kështu të lënduar në disa pjesë të trupit.

Ka qenë kujdestarja e tij ajo që ka bërë të mundur nxjerrjen jashtë banese të mbulesvae të përfshira nga flakët, ndërkohë që ka lajmëruar shërbimin e urgjencës që i kanë ardhur në ndihmë të moshuarit.

89-vjeçari Zhidro ndodhet në spitalin rajonal të Korçës nën kujdesin e mjekëve, pasi ai ka probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Burime nga ky spital thanë se është jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos