SPAK zbarkon në Berat, kontrolle në 4 ambiente, arrestohet 33-vjeçari me “porosi” nga Belgjika

Nga A2 CNN
21 Maj 2025, 12:15 | Kronikë

SPAK zbarkon në Berat, kontrolle në 4 ambiente, arrestohet

Në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Policisë së Beratit, SPAK-ut, BKH-së dhe Prokurorisë lokale, që nisi pas një letërporosie nga autoritetet belge, janë ushtruar kontrolle në katër ambiente të ndryshme në qytetin e Beratit.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale H. V., 33 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një kartë identiteti dhe një leje drejtimi automjeti të dyshuara si të falsifikuara, një pajisje elektroshoku dhe disa fishekë arme gjahu.

Operacioni u zhvillua në kuadër të hetimeve për veprimtari kriminale me përmasa ndërkombëtare dhe është pjesë e bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet belge. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos