Një hap të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, e cilësoi kreu i SPAK Altin Dumani megaoperacionin e përbashkët italo-shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës. Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologët italianë, ai tha se është goditur një nga grupet më të fuqishme shqiptare të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe pastrimin e parave.
“Përfaqëson një hap të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Është arritur t’i jepet goditje e rëndësishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri që ka dyshime që ishte përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe pastrimin e parave”.
Sipas tij “ky operacion i mbështetur nga hetime të thelluara është dëshmi e qartë e saj që mund të arrihet kur institucionet e drejtësisë dhe strukturat e zbatimit të ligjit, bashkëpunojnë me besim të ndërsjellë me profesionalizëm dhe përkushtim”.
(A2 Televizion)