Vrasja e Martin Canit, i mituri i akuzuar si autor mohon ta ketë qëlluar me thikë

Nga Armand Bajrami
2 Qershor 2025, 14:12 | Kronikë

Pesë të mitur kanë dëshmuar në seancën e radhës të gjyqit ndaj të akuzuarit për vrasjen e 14-vjecarit Martin Cani.

Mes dëshmitarëve ishte edhe i mituri K.B, dëshmitar okular në ngjarje. Gjatë dëshmive të të miturve në sallë nuk ka qenë i pranishëm autori i dyshuar. Përmes avokatit, i pandehuri M.P. ka mohuar të ketë qëlluar ndaj Martin Canit, por vetëm ndaj L. Meçes qe mbeti i plagosur, raporton A2 CNN.

Në seancën e ardhshme pritet te dëshmojnë 7 persona të tjerë, 4 prej të cilëve te mitur.

Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”. Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur tri ditë më parë brenda ambienteve të shkollës për motive të dobëta. Edhe pse në dukje ishte shuar, ai u rindez sërish brenda shkollës.

Të dy të miturit u përplasën në tualetet e shkollës gjatë paradites dhe debatuan ashpër, por u ndanë nga roja i sigurisë. Pas mësimit, të shoqëruar nga miqtë e tyre, ata u takuan pranë shkollës, ku konflikti u përshkallëzua në një përleshje fizike, duke përfunduar me vrasjen e Martinit dhe plagosjen e Luis Meçes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos