“Tap” në timon, policia arreston në flagrancë 53-vjeçarin

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2025, 14:08 | Kronikë

“Tap” në timon, policia arreston në flagrancë

Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi është kapur teksa po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Policia bën të ditur se shtetasi me iniciale B. B. iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur, në masën 2.12mg/l. 

“U konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke bërë manovra të gabuara me automjet, në gjendje të dehur, në masën 2.12 mg/l, vihet në pranga 53-vjeçari. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Krujë, gjatë kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetin, në mënyrë të parregullt, në Fushë Krujë, i kanë bërë shenjë për ndalim drejtuesit të një automjeti që po bënte manora të gabuara.

Pas verifikimit të dokumentacionit, drejtuesi i automjetit, shtetasi B. B. iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur, në masën 2.12mg/l. 

Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. B., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.  

DVP Tiranë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos