Janë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë e ndodhur më 5 janar në një berberhane në Tiranë, ku 6 persona kanë dhunuar një 48-vjeçar.
Burime për A2 CNN kanë bërë të ditur se janë vënë në pranga 2 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Personat e arrestuar janë Gani Koçeku, Ledio Tusha, nipi i Tur Koçekut. Luçjano Koçeku, i njohur dhe si Tur Koçeku është në kërkim së bashku me Gëzim Koçeku, Ronald Koçeku, Dino (Abedin) Koçeku. Mësohet se personi i dhunuar është Adriatik Roshi. Dyshohet se historia lidhet me dhunimin që Adriatik Roshi i ka bërë Koçekëve në një lokal në Palasë verën e kaluar.
Në videon e siguruar nga A2 CNN duket teksa 6 persona të maskuar futen në berberhane dhe dhunojnë me grushte dhe mjete të forta 48-vjeçarin. (A2 Televizion)