
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar disa minuta më parë në Fermë - Çlirim, në afërsi të Fierit, ku raportohet se është qëlluar drejt një berberhane, por pa të dëmtuar.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, teksa ka rrethuar zonën, ndërsa është vënë në kërkim të autorit, i cili është identifikuar si Geraldo Mahmuti, 30 vjeç.
"Fier/Informacion paraprak: Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi Geraldo Mahmuti, 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberhanes së shtetasit B. K., 33 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.", thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.
(A2 Televizion)