Makina përplas 87-vjeçarin në aksin Këlcyrë Përmet

Nga Rigels Malile
2 Janar 2025, 14:38 | Kronikë

Makina përplas 87-vjeçarin në aksin Këlcyrë

Një i moshuar 87-vjeçar është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në aksin Këlcyrë-Përmet, në vendin e quajtur Ura e Këlcyrës, afër qendrës së këtij qyteti, raporton A2 CNN.

Autori i këtij aksidenti është një i ri, i cili duket se ka qarkulluar brenda vijave të verdha të qytetit me shpejtësi mbi normat e lejuara. I moshuari është përplasur nga automjeti që drejtohej nga i riu 32-vjeçar S.L. nga Përmeti. Ndërkohë, ai nuk është larguar nga vendngjarja, por ka njoftuar policinë që të vinte.

I moshuari është dëmtuar dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Përmetit për asistencë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që është bllokuar qarkullimi në të dy krahët e rrugës, duke krijuar kaos në aksin Këlcyrë-Përmet dhe shkaktuar radhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos