Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të hënë te Komuna e Parisit në Tiranë. Nga të dhënat e para të A2 CNN, mësohet se një person ka mbetur i plagosur.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe identiteti i personave të përfshirë ende nuk dihen.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e saj.
(A2 Televizion)