All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Hajdutët erdhën nga Maqedonia e Veriut në Ksamil, i vjedhin sende me vlerë pushueses nga Greqia

Nga A2 CNN
23 Gusht 2024, 14:36 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Hajdutët erdhën nga Maqedonia e Veriut në Ksamil, i vjedhin sende

Dy shtetas nga Maqedonia e Veriut janë vënë në pranga nga policia në Ksamil pasi dyshohet të jenë autor të vjedhjes së sendeve personale të një pushueseje nga Greqia.

All - Paragraf - 3

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në datë 17 gusht në plazhin e njohur si Pema e Thatë, aty ku autorët i vodhën çantën me 2 celularë, 3 palë syze, kuletë me para dhe me sende të tjera personale pushueses nga Greqia, shkruan A2 CNN.

“I vodhën një pushueseje nga Greqia, çantën me sende personale, vihen në pranga 2 shtetas nga Maqedonia e Veriut.

Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura dhe automjeti me të cilën dy autorët u larguan pas vjedhjes.

All - Paragraf - 6

Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një pushueseje greke, se më datë 17.08.2024, në plazhin e quajtur “Pema e Thatë”, i kishin vjedhur çantën me 2 celularë, 3 palë syze, kuletë me para dhe me sende të tjera personale, Komisariati i Policisë Sarandë ka mundësuar identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve D. Sh., 24 vjeç dhe S. N., 28 vjeçe, të dy banues në Maqedoninë e Veriut.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia. /A2 CNN. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos