All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

"Tempulli 2", arrestohet në Rinas 24-vjeçari i shpallur në kërkim

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2024, 10:20 | Kronikë
All - Paragraf - 1

"Tempulli 2", arrestohet në Rinas 24-vjeçari i shpallur

Një 24-vjeçar nga Tirana i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar sot, në vazhdën e operacionit policor të koduar "Tempulli 2".  Ai u arrestua në Rinas, ndërkohë që me arrestimin e tij ka shkuar në 74 numri i shtetasve të ndaluar në këtë operacion.

All - Paragraf - 3

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjeneraliteteve të një shtetasi, kanë ndaluar shtetasin M. B., 24 vjeç, banues në Tiranë”, njofton Policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". 

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

All - Paragraf - 6

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

 

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos