Një 40-vjeçar ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, në Portin e Vlorës, duke i ofruar 50 euro, që të dilte nga territori i Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin me dokumentacion të parregullt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 40 vjeç, banues në Lushnjë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike". (A2 Televizion)