Tension e sherr në gjyq, Ilir Meta "përplaset" me prokurorin e posaçëm

Nga Armand Bajrami
29 Janar 2026, 19:26 | Kronikë

Seanca paraprake e radhës e dosjes “Meta-Kryemadhi” në Gjykatën e Posaçme u shoqërua me tensione të forta mes ish-presidentit të pandehur, Ilir Meta dhe prokurorit të posaçëm, Sotir Kllapi.

Për gati 5 orë me radhë gjatë sw enjtes, prokurori lexoi më shumë se 100 faqe të akt-akuzës mes kundërshtive të forta nga mbrojtja dhe vetë i pandehuri Meta, shkruan A2.

Avokati i Metës tha se prokurori i SPAK ishte i pasaktë në referenca kohore, por edhe fakte të paraqitura.

Pas përfundimit të leximit të akt-akuzës, gjyqtarja paraprake Irena Gjoka do të njihet me parashtrimet e të pandehururve dhe avokatëve të tyre, për të vendosur më pas nëse dosja do të kalojë për gjykim, do të kthehet për plotësim të hetimit, apo do të pushohet.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos