Tentativë grabitje në një pikë të këmbimit valutor në Gjirokastër, i maskuari kërkon të marrë një shumë parash

Nga A2 CNN
20 Mars 2025, 12:21 | Kronikë

Tentativë grabitje në një pikë të këmbimit valutor

Një tentativë grabitje ka ndodhur në një njësi të këmbimit valutor në Gjirokastër.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se ngjarja sapo ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, në Bulevardin 18 Shtatori.

Dyshohet se një person me maskë dhe me një armë të dyshuar zjarri ka hyrë tek një Exchange para pak minutave dhe ka tentuar që të grabisë një shumë të konsiderueshme parash.

Ndërkohë Policia e Gjirokastrës dhe vetë kreu i saj, Altin Merizaj, kanë shkuar në vendngjarje për të indentifikuar personin në fjalë, shkruan A2 CNN.

Në këto momente po kqyren kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin, ndërkohë që mësohet tentativa për grabitje ka dështuar dhe keqbërësi nuk ka arritur të marrë asnjë lekë.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:45, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar, duke përdorur një send në dukje armë zjarri, ka tentuar të vjedhë në një pikë të këmbimit valutor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë administruar kamerat e subjekti, si dhe po kryejnë kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos