Tentoi të ekzekutonte kushëririn, vihet në pranga 29 vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 10:11 | Kronikë

Tentoi të ekzekutonte kushëririn, vihet në pranga 29

Një 29 vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Tiranës nën akuzën e tentativës së vrasjes.

Në kuadër të operacionit “Lokacioni” u vu në pranga shtetasi Mario Nela 29 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, shtetasit G. N. dhe E. N., gjatë një konflikti më datë 11.09.2024, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, kushëririn e tij, shtetasin E. N. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos