Tentoi të grabisë një pikë këmbimi valutor me pistoletë lodër, kapet 16-vjeçari në Gjirokastër

Nga A2 CNN
20 Mars 2025, 16:12 | Kronikë

Tentoi të grabisë një pikë këmbimi valutor me

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga autorin që tentoi të vjedhë një pikë këmbimi valutor në lagjen “18 Shtatori”. Bëhet fjalë për një 16 vjeçar i cili kishte përdorur një pistoletë lodër për kryerjen e kësaj grabitjeje. Pas kontrollit të kamerave dhe veprimeve hetimore, policia identifikoi dhe arrestoi adoleshentin me iniciale J. D., banues në Gjirokastër.  

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën pistoletë të dyshuar lodër, e përdorur gjatë tentativës për vjedhje.

Tentoi të grabisë një pikë këmbimi valutor me

Gjithashtu u sekuestruan veshjet që ka patur autori, 3 mjete prerëse (thika), 3900 kartëmonedha dollarë të dyshuara të falsifikuara, 1 peshore elektronike, 1 maskë dhe 1 aparat metalkërkues, që u gjetën në banesën e tij.  

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45 të ditës së sotme, kur Policia u njoftua nga pronari i një pike për këmbimin e valutave, se një shtetas kishte tentuar të vidhte një shumë parash aty, duke përdorur një send në dukje armë zjarri. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Tentoi të grabisë një pikë këmbimi valutor me

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vjedhja me dhunë", mbetur në tentativë, "Falsifikimi i monedhave" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos