Gjykata e Posaçme shtyn për më 27 shkurt seancën paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe të bashkëpandehurve.
Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.
Vangjush Dako ka drejtuar Bashkinë e Durrësit për periudhën 2007–2019 për tri mandate rresht. Dako u largua nga politika aktive në vitin 2019, pasi u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit me motivacionin se është i përfshirë në korrupsion madhor. (A2 Televizion)