Tentoi t’i shpëtonte policisë, arrestohet në Kamëz i riu që qarkullonte me armë

Nga A2 CNN
8 Maj 2025, 10:49 | Kronikë

Tentoi t’i shpëtonte policisë, arrestohet në Kamëz i

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri në automjet dhe tentoi t’i shpëtonte kontrollit policor në zonën e Kamzës.

Pas ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit Nr. 5, i riu u ndalua dhe iu sekuestruan një pistoletë me municion dhe automjeti.

Njoftimi i Policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Golden Gun”.   

Qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe tentoi të largohej me automjet, kur u lokalizua nga shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.        

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me municion dhe automjeti.      

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur, organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Golden Gun”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:  

 A. T., 19 vjeç, banues në Zall Mner. 

Gjatë operacionit, në Kamëz, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi A. T. dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Ai nuk është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por si rezultat i veprimeve të shpejta policore është kapur dhe vënë në pranga.       

Gjatë kontrollit në automjetin e 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos