Tentuan të kalojnë në Spanjë me dokumente të falsifikuara, dy të proceduar në Rinas

Nga A2 CNN
16 Mars 2025, 11:02 | Kronikë

Tentuan të kalojnë në Spanjë me dokumente të

Policia e Rinasit ka proceduar penalisht edhe dy persona për falsifikim të dokumenteve. Bëhet fjalë për një të ri nga Kamza i cili tentoi të kalonte në Spanjë me dokumente të falsifikuara italiane, si edhe një 40-vjeçar i deportuar që synonte të udhëtonte për në Barcelonë me pasaportë italiane të falsifikuar.

“D. L., 28 vjeç, banues në Kamëz. Ky shtetas është  paraqitur tek sporteli i Policisë Kufitare, me qëllim udhëtimi në Spanjë. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, Policia i gjeti një kartë identiteti Italiane me të dhënat e një shtetasi italian dhe me fotografi të ngjashme si e tij.  Nga verifikimi i kryer në laboratorin e verifikimit të dokumenteve dyshohet se këtë dokument ky shtetas e ka falsifikuar. 

-E. K., 40 vjeç, i cili do udhëtonte për në Barcelonë. Në dalje të R.SH, ky shtetas u kalua për kontroll në vijën e dytë sepse rezultonte dhe i kthyer ne kategorinë Deportiv. Nga kontrolli i kryer në çantën e shpinës shërbimet e Policisë i gjetën një pasaportë italiane me të dhënat e një shtetasi italian dhe me fotografi të ngjashme si fotografia e tij. Pasaporta Italiane u kalua ne laborator për ekzaminim, ku nga ekzaminimi rezultoi e dyshuar e  falsifikuar. Në këto kushte shtetasit E. K, iu refuzua dalja nga R.SH””, njofton Policia.

Tentuan të kalojnë në Spanjë me dokumente të

Gjithashtu Policia ka goditur edhe një rast të tentativës për të futur mallra kontrabandë në vendin tonë.

“Nga shërbimet e  Policisë Kufitare në bashkëpunim  me ato doganore u godit një rast i tentativës për futje të mallrave kontrabandë, ku u procedua për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”,  shtetasi S. Q. 27 vjeç, banues në Tiranë. Punonjësit e Policisë në PKK Rinas, ndaluan për kontroll jashtë zonës doganore shtetasin S. Q., i cili po sillte mallra nga Kina. Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjeten në dy valixhe dhe në një çante sportive, një sasi mallrash të ndryshme, të pa shoqëruara me fature përkatëse, të cilat  ky shtetas nuk i kishte deklaruar në zyrën doganore Rinas për zhdoganim”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos