Administratorët e ktaër subjekteve thertore e pulari në Tiranë dhe në Berat janë proceduar penalisht për ndotje të ajrit, ujërave dhe të tokës.
Policia e Shtetit njofton se me nisjen e një plani policor të posaçëm, për kontrollin e mënyrës si menaxhohen mbetjet shtazore, janë kryer deri më tani kontrolle dhe verifikime në 18 subjekte në qarqet Tiranë, Berat, Durrës dhe Fier.
Në dy subjekte në Berat dhe në dy subjekte në Tiranë, u konstatua se mbetjet shtazore ishin depozituar në gropa të hapura në kundërshtim me ligjin dhe nuk iu ishin dorëzuar subjekteve të licencuara për menaxhimin e tyre.
Për pasojë, është shkaktuar ndotje e mjedisit përreth. Katër administratorët e subjekteve po hetohen edhe për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Nën hetim janë vënë edhe veterinerët e këtyre subjekteve dhe për punonjës të AKU-së që kontrollojnë këto subjekte mbi dyshime për shpërdorim të detyrave.
Policia paralajmëron se kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë. (A2 Televizion)