Ish-kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme ku ka qëndruar për më shumë se dy orë.
Ish-kreu i ASHK-së refuzoi të fliste për gazetarët pasi doli nga ambientet e organit të akuzës, por burime pranë SPAK bëjnë me dije se Lame ka dhënë shpjegime për llogari të një hetimi që ka nisur pas një kallëzimi ku pretendohet premtim legalizimesh në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.
Për të njëjtën çështje më herët është vënë në pranga një ish-punonjës i ALUIZNI-t dhe një ish-kryeplak.
Lame ka qenë për 4 vite në krye të Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, një institucion që u krijuar si bashkim i ALUIZNI-t me Hipotekën. Ai u largua nga ky post në muajin mars të vitit të kaluar. (A2 Televizion)