Pëllumb Gjoka mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e biznesmenit shkodran

Nga A2 CNN
15 Janar 2024, 12:43 | Kronikë

Pëllumb Gjoka mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e

Gjykata e Posaçme ka lënë të pa ndryshuar masën e sigurisë "arrest në burg" për biznesmenin shkodran Pëllumb Gjoka.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj refuzoi kërkesën e bërë nga Gjoka për zbutje të masës së sigurisë.

Gjoka u arrestua nga policia gjatë operacionit "Metamorfoza", si i dyshuar për disa vepra të rënda penale.

Si pjesë e grupit të tij, u vu në pranga edhe ish-shefi i Operacionelaes, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, por edhe Edmond Preka, Ardit Hasanpapaj, ndërsa iu komunikuar masa në burg anëtarit të bandës së Bajrave, Astmer Bilali.

Në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, uniformat blu kanë kontrolluar 26 banesa dhe ambjente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambjente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Nga hetimet e kryera pas zbardhjes së bisedave nga aplikacionet “Sky” dhe “Encro”, policia zbuloi katër ngjarje kriminale të ndodhura në vend, siç ishte tentativa e vrasjes së Gjin Borici Ndoj, ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.

Në një bisedë midis Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit, dyshja planifikojnë eliminimin e Ndojit. Gjoka kërkon me çdo kusht vrasjen e tij, prandaj i kishte vënë në dispozicion Bajrit që të kërkonte sa para të dëshironte, shuma këto që shkonin 100-110 mijë euro.

Gjithashtu, është zbardhur tentativa për vrasjen e Taulant Pepës, po në Shkodër në shkurt 2021.

Nga ana tjetër, është konfirmuar se pjesëtar të këtij grupi kanë siguruar mjetet për vrasjen e Kleant Musabelliu në Tiranë gjatë vitit 2020, si edhe për vrasjen e Ibrahim Licit, Dorjan Dolit, Gentian Tafilajt dhe  I.Doli  (vëllai i Dorjanit), ndodhur gjatë vitit 2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos