Tiranë, plagosi me thikë e sende të forta babë e bir, në kërkim autori

Nga A2 CNN
1 Janar 2025, 16:53 | Kronikë

Tiranë, plagosi me thikë e sende të forta babë e bir,

Një person ka plagosur dy fqinj të tij, babë e bir, pas një konflikti për motive të dobëta, në hyrje të pallatit ku banojnë.

Policia njofton se shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N., të cilët ndodhen në spital, shkruan A2.

Autori është në kërkim nga policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.

Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos