Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.
Ish-zyrtari u fajësua për "shpërdorim të detyrës" në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje trualli në bregdet. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë 1 vit e 4 muaj heqje lirie.
Po ashtu ndaj Goros rëndon vendimin për heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, dënim që u ul në 1 vit heqje lirie.
Edhe Strakoshës i është hequr e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite. (A2 Televizion)