“Tmerri” i banesave në zona të ndryshme në Tiranë, procedohen 3 të mitur dhe një 41-vjeçare

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 13:06 | Kronikë
“Tmerri” i banesave në zona të ndryshme në
Foto ilustruese

Zbardhen tre raste të grabitjeve të ndodhura në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Sipas policisë, autorët janë identifikuar dhe proceduar penalisht. Bëhet fjalë për tre të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç si edhe një 41-vjeçare banuese në Tiranë.

41-vjeçarja dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në rrugën “Foto Xhavella”. 3 të miturit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur produkte të ndryshme, në dy biznese në rrugën “Teodor Keko”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 3 të miturit. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos