Ngjarje e rëndë në Durrës, qëllohet me thikë një 60-vjeçar

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 11:20 | Kronikë

Ngjarje e rëndë në Durrës, qëllohet me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, këtë të hënë, në qytetin e Durrës, ku një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur, në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është qëlluar me thikë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14 pas një konflikti të çastit, ndërsa autori i ngjarjes, një 54-vjeçar, është vënë në pranga.

“Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, 54-vjeçari.

Në lagjen nr. 14, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ç, 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqerimin në Komisariat të shtetasit E. Ç., për veprime të mëtejshme.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos