Ish-shefi i Operacionales në SPAK, do të pyetet për çështjen “Agasi”

Nga Armand Bajrami
30 Shtator 2026, 09:57 | Kronikë

Ish-shefi i Operacionales në SPAK, do të pyetet për

Vilson Bala, ish-shef i Operacionales, aktualisht drejtor i Policisë Vendore Korçë është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. A2CNN mëson se Bala është pyetur si person në dijeni për çështjen “Agasi”.

Pas daljes nga SPAK ai iu përgjigj interesit të gazetarëve me një batutë: "Nuk e di pse kisha një parandjenjë që do ju gjeja këtu!"

Në kuadër të dosjes së AKSHI-t, më herët janë marrë masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre ish-drejtores së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos