Tentuan t’i merrnin 100 mijë € Dukës, Dy të rinjtë: Një i tretë na tha të merrnim një porosi

Nga Igli Çelmeta
29 Shtator 2026, 23:56 | Kronikë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit me burg ndaj Orest Balla dhe Edison Korra, të akuzuar si pjesë e tentativës për t’i marrë përmes mashtrimit 100 mijë euro kreut të FSHF, Armando Duka.

Para togave të rinjtë kanë kundërshtuar akuzën duke deklaruar se nuk kishin dijeni se po përfshiheshin në një skemë përfitimi të padrejtë, shkruan A2.

Mësohet se në dëshminë e dhënë kanë theksuar se ishin kontaktuar nga një person i tretë i cili u kishte kërkuar të merrnin një porosi. Në këmbim do të shpërbleheshin me një shumë monetare.

Argumentet duket se nuk kanë gjetur mbështetjen e togave të zeza që kanë gjetur dhe paqartësi në thënien e të akuzuarve.

Rasti është i lidhur me Florian Gjergjin, i cili është në kërkim për realizimin edhe të mashtrimeve të tjera. Duke u paraqitur në emër të politikanëve apo personazheve të tjera ai kërkonte shuma monetare, që në disa raste edhe i ka arritur.

Javën e shkuar skema u tentua dhe ndaj Dukës, të cilit iu kërkua 100 mijë euro në kripto, por kreu i FSHF denoncoi ngjarjen në polici që realizoi dhe dorëzimin e mbikqyrur të parave duke arrestuar dy të rinjtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos