
Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e së martës në Pezë-Helmës, ku ka humbur jetën një 15-vjeçar.
Sipas policisë, i mituri po drejtonte një automjet pa leje drejtimi, kur ka humbur kontrollin. Makina është përplasur me skarpatën anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit, 15-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 16-vjeçari që udhëtonte si pasagjer në automjet është plagosur. Fatmirësisht ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 29.09.2026, rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes, shtetasi i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)