Trafik droge dhe mospagim taksash, kapet në Durrës i kërkuari nga Itali

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2023, 10:17 | Kronikë

Trafik droge dhe mospagim taksash, kapet në Durrës i kërkuari nga

Një 54 vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane për disa vepra penale është arrestuar nga policia e Durrësit, në bashkëpunim me FAST Albania në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar  “Sundimi i ligjit”.

Në kuadër të operacionit “Perugia”, u vu në pranga provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Arian Malo, 54 vjeç.

Gjykata e Apelit e Perugias e ka dënuar 54-vjeçarin, me 4 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mospagimi i taksave dhe sigurimeve shoqërore" dhe "Deklarimi i rremë", të  parashikuara nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Arian Malo, në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos