Një mobilieri në Krutje të Lushnjes është shkatërruar totalisht si pasojë e një zjarri që ra në ambientet e saj në orët e para të mëngjesit.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri në mobilieri ka rënë rreth orës 02:00 të mëngjesit, teksa në godinë nuk kishte asnjë njeri.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, kjo edhe për shkak të materialeve të djegshme që ndodheshin brenda mobilieri, duke bërë që dëmet të jenë shumë të mëdha.
Zjarrfikësit arritën të venë flakët në kontroll, teksa kanë nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të zjarrit.
Paraprakisht, dyshohet se flakët janë iniciuar nga një shkëndijë elektrike.
(A2 Televizion)