Tre shtetas nga Sri Lanka kanë rënë në prangat e Policisë në Korçë, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se secilit prej tyre ka pasur si destinacion Italinë, ndërkohë që dokumentat e dyshuara si të falsifikuara, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 3 shtetas nga Sri Lanka.
Sekuestrohen dokumentet.
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, bazuar te informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për goditjen e paligjshmërive, në PKK Qafë Thanë është ushtruar kontroll ndaj 3 shtetasve nga Sri Lanka. Secilit prej tyre ka tentuar të kalojë kufirin me leje për qëndrim në Itali, që dyshohet se është e falsifikuar.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 57 vjeç, A. K., 51 vjeç, dhe K. Ë., 36 vjeç, të tre banues në Sri Lanka, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave".
✅Më tej, në vijim të punës së shërbimeve të DVKM Korçë, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin M. B., 37 vjeç, banues në fshatin Grabovicë, Pogradec, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Goricë, duke tentuar të kalonte ilegalisht kufirin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)