
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhino Agon dhe Kujtim Pishën, të arrestuar pas ekzekutimit me armë të biznesmenit Edmond Mehalla.
Xhino Ago, ish-ortak i biznesmenit të vrarë, akuzohet për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim, ndërsa Pisha është roja i karburantit ku ndodhi ngjarja dhe akuzohet për moskallëzim krimi.
Burimet bëjnë me dije se Xhino Ago nuk ka pranuar të ketë lidhje me vrasjen e ish-ortakut të tij. Përveç Agos, prokuroria e Elbasanit ka identifikuar edhe tre persona të tjerë si bashkëpunëtorë të mundshëm në këtë ngjarje: një i ndaluar dhe dy në kërkim, shkruan A2 CNN.
Megjithatë, ende nuk ka një emër konkret si autor i dyshuar i krimit, ashtu sikurse nuk ka një pistë zyrtare për motivet e këtij atentati. (A2 Televizion)