Tragjedia e familjes Arrazi, vijojnë kërkimet në lumin Buna për nënën dhe fëmijët

Nga Gazment Janku
6 Maj 2024, 15:39 | Kronikë

Për të dytën ditë po vijojnë me intensitet të lartë kërkimet përgjatë bregut të lumit Buna, për gjetjen e nënës me dy fëmijët e saj të mitur që dyshohet se janë hedhur në lumë.

Kërkimet vijojnë nga rrethinat e qytetit të Shkodrës deri në grykëderdhjen lumit Buna në det.

Gjatë ditës së hënë, grupit të polumbarëve të RENEA-s dhe forcave të policisë, i janë bashkangjitur në kërkime edhe forcat e armatosura nga Batalioni i Forcave speciale dhe efektivëve nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut.

Alarmin për këtë ngjarje tragjike e ngriti një peshkatar i zonës i cili gjeti trupin e pajetë të 9- vjecares, një nga tre fëmijës e familjes Arrazi.

Kjo ngriti dyshimet që nëna e tre fëmijëve, Alma Arrazi mund të ketë kryer aktin e rëndë duke u hedhur në ujërat e lumit Buna së bashku me fëmijët, si pasojë e dhunë së dyshuar fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti.

Për këtë arsye, ky i fundit I identifikuar si Erdgys Arrazi është ndaluar nga policia.

Por familjarë të bashkëshortit, të cilët kanë organizuar edhe ceremoninë mortore të 9-vjecarës janë shprehur jashtë kamerave se Erdgysi, nuk ushtronte dhunë në familjen e tij dhe se kjo ngjarje i ka shokuar.

Pavarësisht dyshimeve se Alma Arrazi mund ta ketë marrë këtë akt të rëndë të vetëflijimet së bashku me fëmijët si pasojë e dhunës dhe presionit psikologjik nga bashkëshorti, për momentin policia nuk ka ndonjë provë konkrete apo denoncim të mëparshëm që të kishte lidhje me këtë familje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos