Tragjedia në Shkodër, gjendet edhe trupi i nënës së fëmijëve, Alma Arrazi

Nga A2 CNN
7 Maj 2024, 13:33 | Kronikë

Tragjedia në Shkodër, gjendet edhe trupi i nënës së

Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. Palombarët e kanë lokalizuar trupin e saj në afërsi të fshatit Pentar, në vendin e quajtur "Shkalla e Belnit".

Më herët gjatë ditës së sotme, palumbarët arritën të lokalizonin edhe trupin e djalit të saj 3-vjeçar. Pas kërkimeve intensive, trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.

Motra e tij, 8 vjeç u gjet një ditë më parë. Kurse, vajza e madhe e familjes u gjet e para nga një peshkatar në fundjavë.

Të tre fëmijët janë mbytur në lumë bashkë me nënën e tyre, që dyshohet të jetë hedhur vetë nga Ura e Bunës. Për ngjarjen, policia ka arrestuar babain e tre të miturve, Erdgys Arrazi, i cili akuzohet se me dhunën psikologjike që ka ushtruar ndaj bashkëshortes, e ka shtyrë drejt vetëvrasjes.

Prokuroria e Shkodrës zbuloi edhe mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit, Erdgys Arrazi.

Dy vajzat e familjes Arrazi, Ergesa dhe Greis, 9 dhe 8 vjeç, ishin nxënëse të klasës së dytë në shkollën “Ndre Mjeda” dhe sipas mësuesve ishin shembullore në mësime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos