Tragjike në Peqin, 10-vjeçari humb jetën pas një aksidenti rrugor

Nga A2 CNN
31 Tetor 2024, 15:05 | Kronikë

Tragjike në Peqin, 10-vjeçari humb jetën pas një aksidenti

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të enjte në Peqin, ku një 10-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, shkruan A2 CNN.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pajovë të Peqinit. Sipas informacioneve paraprake, dy mjete janë përfshirë në një aksident në rrugë. Njëra prej makinave ka dalë nga rruga dhe ka përplasur të miturin, duke i marrë jetën.

Policia ka shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"Rreth orës 14:10, në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", në fshatin Pajovë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin M. P., 39 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S., 45 vjeç. Nga përplasja, shtetasi M. P. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një të mitur 10-vjeçar që ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka humbur jetën", informon policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos