All - Paragraf - 1

Një adoleshent ka humbur jetën tragjikisht në kryeqytet. Sipas policisë 16-vjeçari ndodhej në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku fillimisht ka humbur ndjenjat teksa ndiqte një ndeshje basketbolli.
All - Paragraf - 3
Pasi është rrëzuar në fushë ai është transportuar me urgjencë për në spital, ku edhe ka ndërruar jetë më pas.
“Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit "Asllan Rusi", një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak”, sqarojnë uniformat blu.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2